Bashkimi mund Yllin, kualifikohet në finale

Bashkimi ka eliminuar Golden Eagle Yllin në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës me rezultat 72-78, për t’u kualifikuar në finale ku e pret Trepça.
Therandasit dominuan fillimin e ndeshjes me epërsi konstante deri në përfundim të çerekut 23:14, por që Bashkimi u rikthye për të përmbyllur pjesën e parë në epërsi 37-39.
Çereku i tretë i takoi Yllit që ktheu epërsinë pas serisë 25-21. Semafori pas këtij çereku tregonte 62-60.
Lojë e zjarrtë u zhvillua edhe gjatë të katërtit. Herë Bashkimi e herë Ylli kalonin në epërsi, por që në fund më të vëmendshëm u treguan prizrenasit për të triumfuar 72-78.
Te Bashkimi u dallua Erjon Kastrati me 20 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi, John Florevus me 17 pikë e 12 kërcime, Valon Bunjaku me 13 pikë e gjashtë kërcime, si dhe Alban Veseli me 12 pikë dhe gjashtë kërcime.
Bashkimin në finale të dielën nga ora 18:00 e pret Trepça, pas triumfit ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë që u zhvillua sot gjatë ditës.
Final 8 Kupa e Kosovës po mbahet nga 9 shkurti në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë dhe do të vazhdojë deri të dielën me tri finale një konkurrencën e meshkujve dhe femrave, dhe një nga Liga e Parë e meshkujve./SHQIP.com