Sport Shqiptar

Bashkimi dhe Prishtina në kërkim të epërsisë në Play-off

photo by: @Shpend Ahmeti

Bashkimi sonte pret Prishtinën në ndeshjen e tretë finale të Play-off-it nga ora 20:00. Dy skuadrat kanë treguar formë dhe përkushtim maksimal drejt rrugës për titullin kampion të edicionit 2022/2023.

Rezultati momental në seri të kësaj faze është 1-1, ku Bashkimi arriti fitoren në ndeshjen e parë me rezultat 92:76, pastaj në ndeshjen e dytë vajzat nga Prishtina barazuan serinë pasi triumfuan me rezultat 79:66, duke ia shkaktuar humbjen e parë Bashkimit në këtë edicion në Superligën e Femrave.

Kush fiton sonte do të kalojë në epërsi 2-1, ndërsa kampion shpallet skuadra me tri fitore.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “13 Qershori” në Therandë.

/Shqip.com