Sport Shqiptar

Bashkim Bajoku nuk ka arritur ta kalojë pengesën e parë në Lojërat Evropiane

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku nuk ka arritur ta kalojë pengesën e parë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Poloni.

Në meçin e 1/8 së finales, në kategorinë deri 51 kilogramë, të zhvilluar të hënën, Bajoku u mposht nga francezi Billal Bennama.

Boksieri nga Franca, triumfoi 5:0 me pikë pas tri rundeve.

Para Bashkim Bajokut, në Lojërat Evropiane janë eliminuar edhe boksierët tjerë të Kosovës, Patriot Behrami, Altin Shala, Taulant Jakupi e Shpejtim Bajoku. Ky i fundit, ishte i vetmi që e kaloi xhiron e parë në konkurrencën e meshkujve.

/Shqip.com