Lajme

Basha: Qeveritë e kaluara kanë nënshkruar marrëveshje kriminale, bërllokun e juaj na e keni lënë neve

Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se qeveritë e kaluara kanë bërë marrëveshje kriminale.

Kurse, për marrëveshjen për energjinë e cila u bë që nga viti 2013 deri në vitin 2015, Basha thotë se nuk e kanë respektuar serbët në veri.

Basha, këtë e tha përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se ‘bërlloku’ i bërë nga pushteti i kaluar i ka mbetur qeverisë aktuale.

“Shumicën e marrëveshjeve që i keni bërë janë kriminale, e di që ne se kishim nënshkrur kurrë si të tillë, por ja që ju e keni bërë krejt këtë bërllok dhe na e keni lënë neve. A e dini që deri sot kemi pagu mbi 200 milion euro për faturat e serbëve në veri, për shkak se nuk ju kanë respektu as juve dhe as marrëveshjen”, shkroi Basha.

Basha iu drejtohet qeverive të kaluara duke thënë se letra kanë nënshkruar mjaftë por implementimi nuk ka ndodhur për shkak të mosrespektit që kanë pasur nga serbët në veri.

Tutje, Basha thotë se tani është e rëndësishme që qytetarët nuk paguajnë për faturat e serbëve në veri.

Lexo edhe:
Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energji elektrike

Kosova dhe Serbia sot gjatë ditës kanë nënshkruar marrëveshje për energjinë elektrike.

Kjo marrëveshje mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullator të Kosovës.

Energjia e shpenzuar nga konsumatorët në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, llogaritet të jetë çdo vit rreth 12 milionë euro.

Kurse, borxhi i banorëve të komunave serbe iu është faturuar banorëve të pjesës tjetër të vendit në vlerë prej 3.5% më shtrenjtë.

Kjo formë e funksionimit institucional u ndalua nga Gjykata e Apelit në vitin 2017.

Megjithatë, në vitin 2021 u autorizua Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) të shfrytëzojë të hyrat vetanake dhe të paguajë energjinë elektrike në atë pjesë të vendit./Shqip.com