Rozë

Bardhi sqaron situatën: Sara nuk ka akses në asnjë rrjet social nga mbrëmë, mos publikoni lajme

Bardhi ka reaguar disa orë pasi në instagramin e të dashurës së tij Sara, u shfaqën disa postime që mes tjerash e atakonin edhe partneren e Luizit, Kiarën.

Bardhi ka sqaruar se bëhet fjalë për hakim të gjitha rrjeteve sociale të Sarës, duke u bërë thirrje mediave të mos publikojnë asgjë nga to, derisa të zgjidhet situata.

“Për herë të parë si Bardhi, po bëj një deklaratë mbi një situatë. Ju lutem publikut dhe medias të ndalojë me lajmet pa lidhje. Sara nuk ka akses në instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story. E për këtë ju kisha kërku që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzoni e të bëhet lajm asnjë mesazh, like apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emaili i saj zyrtar. Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim”, ka shkruar Bardhi.

Në fakt pak orë pas postimeve në instagramin e Sarës që e atakonin Kiarën, ato janë larguar bashkë me shumë postime tjera që janë bërë në llogarinë e saj.

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë një ndër çiftet që u dashuruan dhe u lidhën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke e vazhduar romancën edhe pas daljes nga shtëpia.

/Shqip.com