Sport Ndërkombëtar

Barcelona vuan por fiton ndaj Villarrealit

Skuadra e Barcelonës e ka shënuar një fitore të rëndësishme përball Villarrealit në udhëtim.

Golin e vetëm për blaugranët e shënoi Pedri në minutën e 18-të të ndeshjes.

Të dyja skuadrat patën shumë raste shënimi por që rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon të jetë në pozitën e parë me 56 pikë, 11 pikë më shumë se Real Madrid ndërsa Villarreal gjendet në pozitën e tetë me 31 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com