Barcelona siguron talentin nga Senegal
Publikuar:
(12.06.2023 12:28:48)

FC Barcelona ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësin Mikayil Faye nga NK Kustosija.
Lajmi konfirmohet nga gazetari Fabrizio Romano.
Katalunasit do t’i paguajnë 5 milionë euro tek klubi kroat, ndërsa për talentin senegalez kanë shprehur interesim edhe Chelsea dhe Borussia Dortmund.
Faye këtë sezon me NK Kustosija ka regjistruar 14 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe 1 asistim.
/Shqip.com