Barcelona nuk dëshiron transferimin e Griezmann te ky klub
Publikuar:
(13.07.2021 17:43:18)

Barcelona heziton të lejojë transferimin e Antoine Griezmann të rikthehet te Atletico Madrid, transmeton Shqip.com.
Siç raporton “Sport”, katalanasit refuzojnë ta shesin francezin te rivalët e tyre.
Sulmuesi francez është njëri ndër emrat që pritet të largohet gjatë kësaj vere.
Shkaku i largimit të tij dhe lojtarëve të tjerë nga ekipi spanjoll janë pagat e lojtarëve dhe kriza ekonomike që po kalon klubi.
Megjithatë, Barça po tregohet e kujdesshme që mos të forcoj rivalët e brendshëm të cilët gëzuan lavdinë e titullit edicionin e kaluar./Shqip.com