Barcelona me 16-të mungesa ndaj Mallorcas

Në Mallorca kanë udhëtuar për fitore, por i pret një sfidë e vështirë.
Barcelona do të jetë më 16-të mungesa kundër Mallorcas – në ndeshejn që do të nisë me fillim nga ora 21:00.
Tetë nga ta mungojnë për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19: Alba, Balde, Dest, Coutinho, Dembélé, Ande, Gavi dhe Alves.
Kurse, Pedri, Ansu, Memphis, Braithwait, Roberto janë të lënduar, Busqutues mungon për shkak të kartonëve të verdhë, Ferran Torres ka zhvilluar pak stërvitje me klubin, kurse Demir po kërkon një skuadër të re.

Xavi Hernandez është në hall të madh. Nga ekipi i parë,a i ka të gatshëm vetëm tetë futbollistë: Ter Stegen, Neto, Araujo, Pique, Eric Garcia, Mingueza, Lenglet, Umtiti, Frenkie de Jong, Riqui Puig.
Duke marrë parasysh gjithë këto mungesa, trajneri spanjoll është dashur që të ftojë nga ekipi i dytë: Guillem Jaime, Mika Mármol, Arnau Comas dhe futbollistë si Iñaki Peña, si dhe Nico González, Ferran Jutglà që veçse kanë pasur minutazh.
Aktualisht, katalunasit po kalojnë momente të vështira.
Përveç faktit që janë eliminuar nga Liga e Kampionevë, blaguranët gjenden në vendin e shtatë të La Ligas, me 28 pikë të grumbulluara.
18-të më pak se Real Madrid që është lider.
Në anën tjetër, Mallorca pozicionohet në vendin e 15-të, me vetëm 20 pikë të grumbulluara./Shqip.com