Sport Ndërkombëtar

Barcelona mbetet pa Araujo-n në “El Clasico”

Lame të mira për katalunasit

Ronald Aruajo ka pësuar një lëndim dhe mund të mbetet jashtë fushave të gjelbra për dy ose tre javë.

Në ndeshjen që Uruguai e zhvilloi kundër Argjentinës, ai pati tërheqje të muskulit dhe nuk do jetë i gatshëm fillimisht për Valencian, e pastaj as për Real Madrid, shkruan Shqip.com.

Qendërmbrojtësi është ndër futbollistët e vetëm që po kalon formë të mirë të katalunasit dhe po konsiderohet si i “paprekshëm” nga Ronald Koeman,

Araujo, with discomfort, does not end the duel against Argentina
Araujo në ndeshjen ndaj Argjentinës

Përderisa, partenerët e tij po ndryshojnë, ai mbetet lider në repartin defanziv, ndërsa nga klubi po konsiderohet si njëri nga futbollistët më të rëndësishëm për të ardhmen.

Ai është “prodhm” i akademisë “La Masia” dhe këtë sezonë është paraqitur nëntë herë me fanelën e Barces. Shtatë herë në La Liga, dyherë në Ligën e Kampionëve.

Në vend të tij, opsione mbeten Eric Garcia, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet./Shqip.com