Sport Ndërkombëtar

Barcelona e “plagosur” para ndeshjes ndaj Napolit

Barcelona

Sikur të mos mjaftonte fakti që luajnë në Europaligë – problemet veçse po shtohen për Barcelonën.

Katalunasit do jenë të “plagosur” në ndeshjen që do e zhvillojnë të enjten kundër Napolit.

Ronald Aruujo dhe Memphis Depay nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim tejet të rëndësishëm.

Aruajo pësoi një lëndim – në derbin kundër Espaynolit dhe nuk do mundet t’i ndihmojë shokëve të tij të skuadrës.

Shtatëgjati është një nga futbollistët kryesorë të katalunasve në këtë sezon – dhe mungesa e tij pritet të lë një zbrazëti të madhe në repartin defanziv.

Araujo, plants and warns that they will have to "work enough in everything"
Ronald Araujo

Në vend të uruguaianit – me shumë mundësi do të luaj Eric Garcia – në tandem me Gerard Piquen.

Kurse, Depay ka gati një muaj që është jashtë fushave të gjelbra.

Holandezi – nuk ka stërvitur me skuadrën dhe të enjten nuk do mund të luajë dot.

Por, në këtë repart opsionet janë të shumta – pasi në të njëtën pozitë mund të luajnë Aubameyang, Luuk de Jong dhe Martin Braithwait.

Blaugranët nuk po kalojnë formë të mirë në këtë kampionat – pasi gjenden në vendin e katërt të La Ligës – me 39 pikë të grumbulluara.

Mercato | Mercato - Barcelone : Xavi a pris une décision tonitruante pour  Memphis Depay !
Memphis Depay

12-të pikë prapa  Real Madridid që është lider, por Barca ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Objektiv i skuadrës së udhëhequr nga Xavi Hernandez mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com