Sport Ndërkombëtar

Barcelona e kërkon “biletën e fundit” në Ukrainë

Barcelona

Barcelona do të zbarkojë në fushën e gjelbër, sonte me vetëm një qëllim: Arkëtimi i pikëve të plota.

Katalunasit do të luajnë në udhëtim ndaj Dynamo Kyiv, me fillim nga ora 21-00, shkruan Shqip.com.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, blaugranët kanë grumbulluar vetëm tre pikë dhe gjenden në pozitën e tretë në Grupin E.

Madje, deri më tani, ata kanë shënuar vetëm një gol, ndërsa kanë pësuar gjithsej pesë gola.

Edhe më dramatike ndeshjen e sontme, e bën fakti që në tre ndeshjet e fundit në La Liga, nuk kanë asnjë fitore.

We expected it' – Barcelona president Joan Laporta ask for patience after  3-0 loss to Bayern Munich - Eurosport
Fc Barcelona

Ata, kanë pësuar, dy humbje dhe një barazim, duke mos dhënë sinjale pozitive.

Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta, në këtë takim, ekipi spanjoll do të hyjë me disa mungesa.

Gerard Pique, Pedri Gonzales dhe Sergi Roberto do të mungojnë për shkak të lëndimeve, ndërsa të hënën morën edhe një “tronditje” tjetër.

Listës së mungesave i është bashkuar edhe Kun Aguero, i cili për shkak të problemeve me zemër, do të mungojë rreth tre muaj.

Ndërsa, në anën tjetër, për këtë takim janë rikthyer nga lëndimet, Ansu Fati, Ronald Aruajo dhe Osumane Dembele.

Nëse, Dynamo arrin që të shënojë fitore, atëherë Barca, bie në pozitën e fundit.

Renditja në këtë grup, varet edhe nga takimi Bayern Munchen-Benfica, që fillon në të njëjtën kohë.

Në ndeshjen e ardhshme, Barcelona do e presë në “shtëpi” Benficën, ndërsa në ndeshjen e fundit do e luajë në udhëtim ndaj Bayernit. /Shqip.com

Gjendja momentale në Grupin E