Sport Ndërkombëtar

Barcelona e fiksuar pas yllit të Bayern Munich

Xavi Hernandez

Joshua Kimmich është një objektiv i Barcelonës. Tashmë kjo nuk është më e fshehtë dhe klubi i La Ligas shumë shpejt mund të lëvizë gurët për mesfushorin e kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munich.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, marrëdhënia e shkëlqyer që lojtari ka me Ter Stegen dhe Lewanndowskin por edhe figura e Xavit mund të ndikojë.

FOTO: Getty Images

Trajneri i Barcelonës, Xavi është i gatshëm të takojë lojtarin, për ta bindur për transferimin. Kimmich ka luajtur për më shumë se pesë sezone te Bayern Munchen, ndërsa më parë që ka bartur edhe fanellën e Leipzig.

/Shqip.com