Lajme

Banorët e Rekës së Keqe mbesin pa ujë të pijes

KRU “Gjakova” u kërkon banorëve të Rekës së Keqe mos ta përdorin ujin për pije, shkak turbullirat pas reshjeve të mëdha të shiut.

“Pas monitorimit dhe  mostrave të mara sot në teren në zonën e furnizimit Reka e Keqe, është konstatuar se turbullira e ujit në këtë zonë është paksa  e ngritur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe uji nuk lejohet për konsum”, thuhet në njoftimin zyrtar të KRU “Gjakova”.

Tutje, sipas këtij njoftimi, turbullira në furnizim me ujë të pijes janë shfaqur në burimin e ujit të “Bjeshkës Babaj Bokës” nga ku furnizohen konsumatorët e zonës.

“Andaj  ju sugjerojmë konsumatorëve të zonës-Reka e Keqe që ujin ta përdorin vetëm për pastrim, deri në lajmërimin tjetër nga KRU ‘Gjakova’”, thuhet në këtë njoftim.

/Shqip.com