Ekonomi

Banka Botërore ul parashikimet për rritjen ekonomike në Kosovë

Produkti i brendshëm bruto i Kosovës (BPV) pritet të rritet me 3.7% në vitin 2023, tha Banka Botërore, duke rishikuar në rënie projeksionin e qershorit për 4.3% zgjerim ekonomik.

Rritja ekonomike pritet të përshpejtohet në 4.2% në vitin 2024, theksohet në raportin BB-së për Perspektivat Ekonomike Globale të janarit 2023, të botuar të martën.

Në vitin 2022, prodhimi ekonomik i vendit u rrit me rreth 3.1%, shkruan seenews.

Rritja e PBB-së rajonale e Ballkanit Perëndimor parashikohet në 2.5% në vitin 2023 ndërsa rritja ekonomike e rajonit në vitin 2022 vlerësohet në 3.1%.

/Shqip.com