Lajme

Bangladeshi heq regjimin e vizave për zyrtarët shtetërorë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti përmes rrjetit Facebook ka njoftuar se Bangladeshi dhe Kosova kanë hequr vizat për zyrtarët shtetërorë.

Sipas Ahmetit kjo u bë pas takimit të zhvilluar me Sekretarin e Lartë për Punë të Jashmte të Bangladeshit, Masud Bin Momen.

“Sot, së bashku me z. Masud Bin Momen, Sekretari i Lartë për Punë të Jashtme, zhvilluam konsultimet politike në mes të dy Ministrive tona të Jashtme. E njoftova delegacionin bengal për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen. Poashtu, përgëzova arritjet dhe progresin e shtetit të Bangladeshit”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ka shkruar se në takim u diskutua edhe për marrëveshtje tjera, si: Bashkëpunimin Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë.

“Ndërsa, pas takimit së bashku me z.Momen nënshkruam Marrëveshjen e Heqjes Reciproke të Vizave për Bartësit e Pasaportave Diplomatike dhe Zyrtare”, përfundon shkrimin e tij zëvendësministri Ahmetit.

Kujtojmë se Bangladeshi në të kaluarën ka ofruar fuqi punëtorë për Kosovën. Ndërsa pavarësinë e Kosovës e ka njohur në vitin 2017./SHQIP.com

/Shqip.com