Sport Ndërkombëtar

Balotelli afër transferimit në Zvicër

Mario Balotelli

U mendua se është “rehatuar” në Turqi.

Por, jo.

Mario Balotelli do e vazhdojë karrierën në Zvicër, te FC Sion.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Ky vendim i sulmuesit italian – vjen disa ditë pas zënkes që e pati me trajnerin e Adan Demirspor, Vinvenzo Montella.

Balotelli ishte pjesë e Demirsporit – që  nga sezoni 2021/22 – kur shënoi 18 gola dhe asistoi katër herë – në 31 ndeshje të zhvilluara.

Mario – ka një karrierë të pasur – pasi ka luajtur në skuadra të mëdha si Liverpool, Milan, Inter dhe Manchester City./Shqip.com