Sport Ndërkombëtar

Balotelli dhe trajneri i tij – në “hall” me njëri-tjetrin

Mario Balotelli

Është 32 vjeçar – por nuk është larguar akoma nga problemet.

Mario Balotelli e ka marrë vëmendjen e tifozëve të futbollit edhe një herë – por arsyeja nuk ishte performanca në fushën e gjelbër.

Ai e ka pasur një zënkë me trajnerin e tij, te Adana Demirspor, Vincenzo Montella.

Sulmuesi italian u pa duke u fjalosur me Montellan – pas përfundimit të takimit së të shtunës – ndaj Umraniye.

Madje – ky incident ishte afër të bëhej edhe më i madh, por disa persona nga stafi Teknik ndërhynë – dhe nuk lejuan që të ketë ndonjë përleshje fizike.

Kjo është bërë virale në rrjetet sociale, teksa ende nuk është marrë ndonjë vendim – nga klubi turk – lidhur me këtë ngjarje.

Balotelli është pjesë e Demirsporit – që  nga sezoni 2021/22 – kur shënoi 18 gola dhe asistoi katër herë – në 31 ndeshje të zhvilluara.

Ai ka kontratë valide – deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 2.8 milionë euro.

Mario – ka një karrierë të pasur – pasi ka luajtur në skuadra të mëdha si Liverpool, Milan, Inter dhe Manchester City./Shqip.com