Balotelli afër transferimit në Zvicër
Publikuar:
(31.08.2022 14:12:07)

U mendua se është “rehatuar” në Turqi.
Por, jo.
Mario Balotelli do e vazhdojë karrierën në Zvicër, te FC Sion.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
Ky vendim i sulmuesit italian – vjen disa ditë pas zënkes që e pati me trajnerin e Adan Demirspor, Vinvenzo Montella.
Balotelli ishte pjesë e Demirsporit – që nga sezoni 2021/22 – kur shënoi 18 gola dhe asistoi katër herë – në 31 ndeshje të zhvilluara.
Mario – ka një karrierë të pasur – pasi ka luajtur në skuadra të mëdha si Liverpool, Milan, Inter dhe Manchester City./Shqip.com