Sport Shqiptar

Ballkani shkëlqen ndaj Ludogorets

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Ludogoretsit, me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Meriton Korenica, në minutat shtesë të pjesës së parë.  Në pjesën e dytë, Ballkani e realizoi edhe një gol me anë të Qëndrim Zybës, pas një harkimi brilant të Lorenc Trashit.

Kampioni i Kosovës deri në fund e menaxhoi këtë rezultat, madje duke krijuar edhe disa raste të tjera, por në fund takimi u mbyll me këtë rezultat. Skuadra suharekase ndeshjen kthyese do ta zhvillojë në Bullgari në javën e ardhshme, me epërsi prej dy golave.

/Shqip.com