Sport Shqiptar

Ballkani niset për në Çeki, nesër e pret sfida me Viktoria Plzen

FC Ballkani është nisur drejt Çekisë, ku nesër do të përballet me Viktoria Plzen.

Viktoria Plzen dhe kampioni i Kosovës të enjten mbrëma përballen në sfidën e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Klubi nga Suhareka përmes llogaris së tij në Facebook, ka njoftuar se skuadra e tyre, ka udhëtuar drejt Çekisë.

“Mirmëngjesi nga Aeroporti “Adem Jashari”. Skuadra po niset për në Çeki, ku do të zhvillojmë duelin e parë të fazës së grupeve në UECL. Na priftë e mbara”, ka shkruar klubi.

/Shqip.com