Sport Ndërkombëtar

Ballkani mëson kundërshtarët në Conference League

FC Ballkani

Ballkani pas kualifikimit historik ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Ligës Konferencë.

Skuadra nga Suhareka ka shmangur skuadra të mëdha si Aston Villa e Villarreal, duke ateruar në gurpin G.

Slavia Praha do të jetë sfida më e madhe e Ballkanit, derisa në grupin G janë edhe fqinjët nga Ballkani, Sivasspor dhe skuadra rumune, CFR 1907 Cluj.

Ballkani arriti të bëhet skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në këtë fazë të kompeticionit evropian.

Ata e arritën një gjë të tillë pasi mposht Shkupin me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Kjo është hera e parë që skuadra e Ilir Dajës merr pjesë në garat evropiane./Shqip.com