Sport Shqiptar

Ballkani e mëson rivalin në Ligën e Kampionëve

FC  Ballkani do të përballet me skuadrën nga Bullgaria, Ludogorets në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në shortin e hedhur të martën në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, është përcaktuar që Kampioni i Kosovës në futboll, të jetë vendas në duelin e parë përball Ludogoretsit.

Ballkani në short nuk ishte bartës i Grupit 1 në short dhe prej pesë kundërshtarëve eventual që ishin bartës, i ra të ndeshet me që edicionin e fundit u shpall kampion në ligën ku garon.

Ndeshja e parë do të luhet më 11/12 korrik, ndërsa ajo e kthimit pas një jave. Fituesi prej këtyre dy ndeshjeve, do të avancojë në rundin e dytë kualifikues të Championsit, ndërsa humbësi do ta vazhdojë aventurën në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Për Ballkanin, ky është edicioni i dytë rresht që paraqitet në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Edicionin e shkuar, ekipi nga Suhareka u eliminua në rundin e parë nga Zhalgirisi i Lituanisë, por arriti të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

/Shqip.com