Sport Shqiptar

Ballkani e mëson kundërshtarin e rradhës – nëse triumfon në raundin e parë

FC Ballkani

Shorti i Europa Conference League po tregohet “i mëshirshëm” për FC Ballkanin.

Skuadra nga Suhareka do të përballet ndaj La Fioritas – skuadër nga San Marino.

Teksa, nëse triumfon – atëherë do ndeshet me fituesin nga përballja Sutjeska – Klaksvik.

Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja është favorit total në letër – ndaj La Fioritas – por mbetet të shihet në fushën e gjelbër.

Kampioni i Kosovës – përveç që do fitonte përvojë në këto gara, po ashtu do kishte të ardhura edhe në aspektin financiar./Shqip.com