Sport Shqiptar

Ballkani e kaloi testin e parë

FC Ballkani

Në Ligën e Kampionëve nuk ia doli, por në Europa Conference League është një realitet tjetër.

FC Ballkani ka triumfuar në udhëtim te La Foritas – me rezultat 0-4.

Momente nga takimi

Në këtë takim – skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja ishte dominuese në fushën e gjelbër që nga minuta e parë.

Teksa, golat u realizuan nga Korenica, Rrahmani (2) dhe Berisha.

Me këtë epërsi – “xhebrailat” janë me një këmbë në raundin tjetër.

Momente nga takimi

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nëse kualifikohen tutje – në raundin tjetër do ndeshet me fituesin nga përballja Sutjeska – Klaksvik./Shqip.com