Lajme

Ballist Morina lirohet nga burgu

Ismail Morina është liruar nga burgum pasi u arrestua ditën e 25 majit në qytetin e Kukësit.

I njohur përndryshe si Ballist Morina, ai kishte një urdhër arresti të shqiptuar për armëmbajtje pa leje.

Dënimi që i kishte mbetur pa vuajtur ishte 5 muaj dhe 12 ditë.

Megjithatë, Gjykata e Durrësit ka pranuar që të gjykojë të lirë Morinën, duke e liruar nga burgu.

Ky vendim u dha me pretendimin se nuk ishte në dijeni të akuzës.

“Vendim revokimi për vendimin penal në mungesë. Procedurat e mëtejshme duhet t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës, e cila është gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”, tha avokati Gramoz Lika.

Përndryshe, Ballist Morina u bë i njohur për publikun, jo vetëm atë shqiptar, në vitin 2014 kur shpalosi flamurin ‘autochthonous’ nga një dron që fluturonte mbi stadiumin e Partizanit në Beograd të Serbisë.

Atëbotë, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll luante kundër serbëve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016. /Shqip.com