Rozë

Balina Bodinaku i kundërpërgjigjet Beatrixës për mesazhet e publikuara: Më është prekur privatësia

Beatrix Ramosaj dhe Balina Bodinaku

Beatrix të martën gjatë ditës ka reaguar pas disa akuzave që ju kanë bërë se ajo është në pushime me të dashurin.

Ajo ka publikuar disa biseda private me opinionisten Balina Bodinaku, dhe e paralajmëroj që nëse vazhdon të shpifë, do të merr rrugën ligjore.

Mirëpo për gjithë këtë ka reaguar edhe Balina me një status të gjatë.

“Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua,” – shkroi Balina.

Balina tutje sqaroi se biseda është bërë me një adresë fallco. Ajo ka menduar se po flet me një person që e njeh kur në fakt ka qenë një i panjohur.

“Kush dëshiron ta shohë, e sheh. Kush dëshiron ta përdorë, do e përdorë gjithsesi,” u përgjigj Balina, ndërsa sqaroi se komunikimi ka qenë personal dhe produksioni nuk ka lidhje.

Për këtë Balina ka marrë edhe komente të shumta negative nga fansat e Beatrixit./SHQIP.com