Rozë

Balina përplaset me Arbanën

Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani risillte ndërmend debatet brenda shtëpisë.

Zhaklina dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kerkonte një ‘më fal’ prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë:

“Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…”Ok edhe një fëmijë do e kuptonte se e kishte për Balina Bodinakun që u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.

Balina duket se ka qënë duke e ndjekur dhe reagoi në Instagram ku shkroi:

“Fanse është zgjedhje. Kompleksi është vuajtje”

Dhe nuk është ndalur këtu sepse mëngjesin e sotëm me zë dhe figurë ka nxjerrë disa të vërteta të paditura për publikun.

Ajo thotë se Arbana e ka ftuar të jetë sërisht opinioniste në BBV2 kështu që në rrethana të tjera mbrëmë do ta kishte si opinioniste në studio ndaj edhe mendon se ka qënë shaka….

/Shqip.com