Rozë

Balina ia sheh ‘hajrin’ konfliktit me Beatrixin

Beatrix Ramosaj dhe Balina Bodinaku

Beatrix, ka reaguar pas disa akuzave që ju kanë bërë se ajo është në pushime me të dashurin.

Pas shumë diskutimeve, Beatrix, ka postuar në Instagram, duke thënë se është koha t’i dal zot vetës.

Ajo ka publikuar disa biseda private me opinionisten Balina Bodinaku, dhe e paralajmëroj që nëse vazhdon të shpifë, do të merr rrugën ligjore.

Më pas Balina e cilësoi situatën në fjalë si absurde dhe banale. Ajo u shpreh se biseda është e manipuluar, sepse disa gjëra janë hequr e disa të tjera janë shtuar.

“Është shumë absurde dhe banale. Komunikimi është i manipuluar, disa gjëra janë hequr dhe disa janë shtuar. Kam pasur një komunikim timin me dikë që e njoh që rezultoi të ishte account fallco”, kishte shkruar Balina.

Por pas kësaj ajo ka fituar mbi 10,000 ndjekës! Balina në ditën e “sherrit virtual” me Trixën numëronte 40100 ndjekës, ndërsa tani mbi 50200 ndjekës.

Ndryshe sonte është nata finale./SHQIP.com