Kulturë

Baleti Kombëtar sjell premierën e “Time”

Balerinët e BBK-së gjatë provave

Baleti Kombëtar i Kosovës, sonte shfaq premierën e shfaqjes “Time”.

Shfaqja do të luhet në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë,  prej orës 20:00.

“Vazhdojmë ta dëshmojmë që, përkundër sfidave të vazhdueshme, të pandalshëm ecim drejt misionit tonë. Sonte dhe në ditët në vazhdim, do të keni mundësi të shihni një krijim dhe performancë të nivelit evropian dhe për këtë i përgëzoj të gjithë ekipin e shfaqjes për punën e jashtëzakonshme!”, ka shkruar drejtori i BKK-së, Sinan Kajtazi.

Shfaqja “Time”, është nën udhëheqjen e koreografit Taulant Shehu.

/Shqip.com