Kulturë

Baleti Kombëtar për herë të parë në Obiliq

Baleti Kombëtar i Kosovës, për herë të parë prezantohet para publikut në Obiliq.

Balerinët do të japin shfaqjen “Sisters”, në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Obiliq.

“Baleti Kombëtar i Kosovës, sjell shfaqjen “SISTERS” të koreografit të njohur Mehmet Balkan, në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, me datë 08 dhjetor (e enjte) 2022 nga ora 19:00”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, “Sisters”, është një vepër origjinale e koreografit Balkan e cila hynë te baletet neo-klasike, ku lëvizjet e sofistikuara të balerinëve të BKK, ndërthuren me interpretimin emocional të secilit balerin në skenë, për ta bërë kështu një shfaqje të kompletuar artistike dhe të pëlqyer për publikun.

/Shqip.com