Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq “Exil” në Tiranë

Baleti Kombëtar i Kosovës, do të jap shfaqjen teatrale “Exill”, në Shqipëri.

Në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shfaqja do të jepet në datat 29 dhe 30 nëntor.

Të dy shfaqjet jepen duke filluar nga ora 19:00.

“Eksodi ndan popujt dhe klanet. Familjet janë copëtuar. Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit për t’u mundësuar atyre një të ardhme më të mirë. Ndonjëherë fëmijët kanë sukses – shpesh jo. Bandat pasurohen nga mjerimi i të arratisurve dhe i sjellin në situata edhe më të këqija. E ardhmja nuk është kudo e mundur.”

Koreografia e Eno Peçi-t tregon për familjet e shkatërruara, për fëmijërinë e humbur, për nënat e braktisura që kërkojnë kuptim në mërgimin e fëmijëve të tyre.

/Shqip.com