Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës me shfaqje në Elbasan

Baleti Kombëtar i Kosovës, do të ketë shfaqje tjetër edhe në Shqipëri.

Të martën balerinët kosovarë në Teatrin Skampa në Elbasan, do të shfaqin baletin “Tanzminiaturen & Tangata”.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Baletit shfaqja është me koreografi nga Ricardo Fernando, në kuadër të festivalit “Albanian Dance Competition, Creativity & Interpretation”.

Shfaqja do të fillojë në ora 20:00.

Kujtojmë që Baleti Kombëtar, po ashtu ka zhvilluar edhe turne në qytet e Kosovës.