Baleti Kombëtar i Kosovës me premierë në muajin mars
Publikuar:
(01.03.2023 08:46:13)

Baleti Kombëtar i Kosovës, ka filluar provat për premierën e parë për këtë vit.
Shfaqja e titulluar “Time”, është me koreografi nga kërcimtari i njohur shqiptar, Taulant Shehu.
Sipas njoftimit, premiera pritet të shfaqet më 19 mars.

Kujtojmë që Baleti Kombëtar, u dekorua me Medalje Presidenciale të Meritave, nga presidentja Vjosa Osmani, me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në fushën e kulturës dhe kultivimin e afrimin të vlerave kulmore artistike”.
/Shqip.com