Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të zhvillojë turne nëpër Kosovë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të realizojë turneun e shfaqjeve nëpër Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Baletit Kombëtar.

Do të interpretohen dy koreografi nga Richardo Fernando, shfaqje që kanë ngjallur emocione të jashtëzakonshme në të gjithë botën.

Më 15 Qershor, Baleti Kombëtar do të jetë në Gjakovë, për të vazhduar më pas në Prizren (16 qershor), Ferizaj (17 qershor) dhe për ta përmbyllur me Gjilanin në 20 qershor.