Sport Ndërkombëtar

Bale para finales: Nuk kërkojmë falje nëse eleminojmë Ukrainën

Uellsi luan kudër Ukrainës në finalen e play-off-it për një vend në Botërorin e Katarit 2022.

Ndeshja e të dielës, sonte, zhvillohet në Kardif dhe nis nga ora 18:00.

Kapiteni i skuadrës vendase, Gareth Bale ka komentuar duelin e sontëm në konferencën para takimit.

I pyetur nëse do t’u kërkonte falje lojtarëve ukrainas nëse Uellsi i eliminon ata, Bale u përgjigj: “Sado e tmerrshme që të tingëllojë, jo.

Gareth Bale, Uellsi

“Është një lojë futbolli dhe është një kompeticion në të cilin duam të arrijmë gjithashtu”, tha fillimisht ai.

“Të gjithë në botë ndiejnë për Ukrainën. Ne e kuptojmë se çfarë do të bëjë për Ukrainën – por ne duam të arrijmë në Kupën e Botës”, u shpreh Bale.

Sulmuesi përjetoi një nga mbrëmjet më të bukura në karrierë pikërisht në kryeqytetin e kundërshtarëve të sontë të tij, në Kiev – aty ku fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin në vitin 2018.

Tifozë ukrainas

Dhe, ai pranoi se ato kujtime nënkuptonin se imazhet e luftës në Ukrainë u goditën edhe më thellë.

“Është surreale të dish që ke qenë në Kiev, në Ukrainë.

“Vetëm të shohësh fotot dhe të lexosh për atë që po ndodh është zemërthyese”, përfundoi 32 vjeçari.

Përndryshe, ekipi që arrin triumfin sonte do të sigurojë biletën e artë për kompeticionin më të madh në botën e futbollit për shtete.

Bale me trofeun e Ligës së Kampionëve, Kiev 2018

Kjo do të jetë hera e parë që Kupa e Botës do të mbahet gjatë stinës së dimrit, me eventin që do të nis me 21 nëntor dhe mbaron me 18 dhjetor. /Shqip.com