Lajme

Bajrami: Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti në lidhje me deklaratën e tij për punëtore të krahut.

Bajrami ka thënë se ai duhet të kërkojë falje nga ta, pasi sipas saj, ata sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave dhe se janë plot arsye tjera pse ata janë larguar nga vendi e po vazhdojnë të largohen.

“Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë. Janë larguar në vendet e BE e deri në Amerikë jo pse janë analfabetë. Janë plot arsye tjera pse janë larguar dhe po largohen edhe sot nga atdheu. Ka shembuj gjithandej të punëtorëve të krahut të zotë që sot kanë krijuar biznese të suksesshme në gjithë botën. Këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave! Prandaj, Kryeministër kërko falje!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ndryshe, Kurti ka hedhur akuza në drejtim të SBASHK-ut pas grevës që ka nisur me datën 25 gusht në gjithë sistemin arsimorë.

Lexo edhe:
Kurti: Është e papranueshme të bëhet thirrje për paga kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë

Ai tha se “duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale”.

“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale. Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej.

Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, kështu i ka krahasuar Kurti njerëzit që shkojnë për punë në Gjermani me nxënësit analfabet që sipas tij po dalin nga sistemi i dobët arsimor”, deklaroi Kurti.

Ndryshe prej Kurtit, presidentja e vendit Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme pritet të takohet me krerët e sindikatave. Takimi pritet të nis në ora 15:00.

Jashari gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi./Shqip.com