Sport Shqiptar

Bajoku pëson humbje nga turku, përfundon garimin në Lojërat Evropiane

Boksieri nga Kosova, Shpetim Bajoku ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakoë 2023.

Bajoku pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, në kategorinë deri në 63.5 kilogramë.

Bajoku fitoi raundin e parë, e humbi të dytën, ndërsa për raundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan.

Sidoqoftë, me boksin e shfaqur sot, por edhe të premten, Shpetimi, mbetet shpresa e madhe e boksit dhe sportit të Kosovës.

Me një fitore dhe një humbje, Bajoku përfundon në vendin e nëntë.

/Shqip.com