Lajme

Azemi: Nga nesër pesë shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbime të punëtorëve teknikë

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi

Jusuf Azemi, nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), ka thënë se nga nesër pesë shkolla të kryeqytetit do të mbesin pa shërbime të punëtorëve teknikë.

“Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknikë, shkak mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës”, ka thënë Azemi.

Më tutje Azemi ka bërë të ditur edhe shkollat që do të mbesin pa shërbim të punëtorëve teknikë.

“Shkolla e Muzikës, Bujqësia, Model, Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të kenë paga fare për shkurt falë neglizhencës së Administratës së Komunës”, ka bërë të ditur më tutje Azemi.

/Shqip.com