Lajme

Avokuesi i Kosovës nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” në Gjilan

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderoj me çmimin “Doctor Honoris Causa” Lukas Mandl.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Universiteti i Gjilanit.

“Ju rikujtojmë se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderoj me çmimin “Doctor Honoris Causa”  z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian”, thuhet në njoftim.

Nga Universiteti i Gjilanit kanë dhënë edhe arsyet se përse Lukas Mandl do të nderohet me këtë çmim.

“1.Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë,2.Për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës,3.Për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi,4.Për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës,5.Për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP),6.Për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe7.Për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës”.

.Ky organizim mbahet të premten, më 27.01.2023 ora 15:00 në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit.

/Shqip.com