Lajme

Avokati i Veselit: ZPS ende se ka publikuar tërë materialin, dëshmitarët s’kanë të bëjnë asgjë me Thaçin e të tjerët

Ben Emmerson
Ben Emmerson

Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, tha se është kundër qëndrimit të tij në paraburgim, teksa shton se Zyra e Prokurorit të Specializuar ende se ka publikuar tërë materialin, përcjell Shqip.com.

Sipas tij, Gjykata Speciale është ndërtuar mbi një raport të rrejshëm të Dick Martyt, teksa ka thënë dëshmitarët që janë në listë, s’kanë të bëjnë asgjë me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin.

“Këta njerëz s’kanë punë fare me këtë çfarë pretendohet, asnjë nga këta që janë në listë s’kanë lidhje me këta të pandehurit është një kënetë kaotike dhe ata përpiqen të justifikojnë faktin që i kanë arrestuar atë dhe kanë prova kundër tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij, është e turpshme mosgatishmëria e prokurorisë për ta paraqitur dosjen e saj.

“Fakti që prokuroria ka pasur kohë një vit dhe sërish s’ka dalë ta deklarojë dojsen e saj është turp, dhe tani po thonë deri më 17 dhjetor do ta kemi gati dosjen paragjyqësore”, tha ai./SHQIP.com