Lajme Botë

Avioni i pasagjerëve shkruan fjalën ‘RELAX’ me rrugën e tij të fluturimit mbi kufirin me Ukrainën

Një aeroplan pasagjerësh që fluturonte pranë kufirit të Ukrainës nisi një mision të enjten pasdite – duke u kërkuar të gjithëve që të “relaksohen” mes frikës në rritje të shpërthimit të luftës në rajon.

Avioni i pasagjerëve të Air Moldova me kodin RELAX u ngrit në ajër nga kryeqyteti moldav i Kishinauit në orën 16:12 me orën lokale. Qëndroi në ajër për një orë e 38 minuta, duke shkruar “RELAX” me rrugën e fluturimit.

Fluturimi u rikthye në Kishinau në orën 17:50.

Air Moldova është linja ajrore kombëtare e fqinjit jugor të Ukrainës. Përfaqësuesit e kompanisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment nga Insider.

Masa vjen pasi shtohet frika se një konflikt i armatosur mund të shpërthejë së shpejti midis Rusisë dhe Ukrainës. 

Ka pasur një grumbullim prej dhjetëra mijëra trupash ruse përgjatë kufirit të Ukrainës në mes të një përplasjeje sigurie midis SHBA-së dhe Rusisë .

Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi të enjten se ekziston një rrezik “shumë i lartë” që Rusia të pushtojë Ukrainën në ditët e ardhshme. 

Nga ana e saj, Rusia paralajmëroi këtë të enjte se mund të “detyrohet të përgjigjet” ushtarakisht nëse SHBA nuk pajtohet me garancitë e sigurisë, si ndalimi i anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO.

Rusia gjithashtu rriti tensionin në Ukrainë, duke dëbuar diplomatin e dytë më të lartë amerikan në Moskë të enjten./SHQIP.com