Kulturë

Avdush Canaj: Janë këto copa shpirti

Pas dyzet vitesh po vijnë te lexuesit lirikat nga burgu me titullin “Edhe ëndrrat në pranga”, të poetit tashmë të njohur, Avdush Canaj.

“Janë këto copa shpirti, janë vetë tmerri, por edhe qëndrese. Janë zëri i lirisë. Dëshmi se çfarë udhe kemi bërë deri te dita e ëndërruar që dielli të na rrëzoj në Dardani”, ka thënë autori në një postim në Facebook.

Libri “Edhe ëndrrat në pranga”, vjen nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni” në Prishtinë.

/Shqip.com