Lajme

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve “Wudy”

Njoftimi për të mos i blerë salçiçet "Wudy"

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit “Wudy’, pasi në produktet e prodhuesit AIA, vendi i origjinës Itali, dyshohet për praninë e bakterit Listeria në disa lote prodhimi.

Nga kjo agjenci, bëjnë me dije se nga mëngjesi ka filluar gjurmimi për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues dhe se ka pasur ndalesa për tregtim.

“Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat loteve dhe datës se skadencës. Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotet e përfshira në incident gjenden në Kosovë. Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sistemi RASSF, por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin ton. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, AUV fton konsumatorët që të mos i konsumojnë këto produkte dhe t’i kthejnë ato në vendin ku i kanë blerë.

Njoftimi për të mos i blerë salçiçet “Wudy”

Urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga brendi “Wudy” vlen deri në një vendim tjetër.

Theksojmë se edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), me anë të një njoftimi, ka bërë me dije të gjithë qytetarëve në Shqipëri që të ndalojnë së konsumuari salsiçet “Wudy”.

Lexo edhe:
AKU: Kush ka konsumuar së fundi produkte të “Wudy Aia” të konsultohet me mjekun

Në njoftim bëhet me dije se ky produkt ushqimor pas analizave laboratorike të kryera në Itali, është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55, duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy me numra lotesh dhe data skadencash”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”./SHQIP.com