Lajme

AKU: Kush ka konsumuar së fundi produkte të “Wudy Aia” të konsultohet me mjekun

Njoftimi për të mos i blerë salçiçet "Wudy"

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda ka thënë se kush ka përdorur së fundi produkte të “Wudy Aia” të konsultohet më mjekun.

Në një intervistë për A2 CNN, Deda tha se kush e ka blerë së fundi një produkt të tillë ta kthej tek shitësi.

“Ky njoftim nuk është i pari që AKU bën, ky është një njoftim që ne kemi marrë përsipër që ta bëjmë si transparencë. Kush e ka blerë këtë produkt dje apo pardje, duke ta rikthejë pranë shitësit, për t’u asgjësuar ashtu siç duhet. Kush ka konsumuar këto produkte duhet të paraqitet pranë mjekut të familjes pasi ka risk serioz për shëndetin e njeriut”, tha Deda.

Ndërsa për produktin në fjalë, Deda ka thënë se është i importuar në Shqipëri dhe jo i prodhuar atje si dhe janë duke u marrur të gjitha masat e nevojshme.

“Mbrëmjen e djeshme kemi marrë njoftimin nga sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin, ku nuk është vetëm AKU pjesë e këtij sistemi, por edhe autoritete homologe. Ky njoftim ka ardhur dje dhe menjëherë janë marrë masat për të ndjekur vijueshmërinë. Është një produkt i importuar dhe jo i prodhuar në Shqipëri”.

Sipas Dedës, ky produkt ka dalë me probleme në disa vende.

https://shqip.com/zbulohet-nje-bakter-i-rrezikshem-te-salcicet-ëudy-ne-shqiperi-ky-lloje-shitet-edhe-ne-kosove/

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), me anë të një njoftimi, ka bërë me dije të gjithë qytetarët në Shqipëri që të ndalojnë së konsumuari salsiçet “Wudy”.

Në njoftim bëhet me dije se ky produkt ushqimor pas analizave laboratorike të kryera në Itali, është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55, duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy me numra lotesh dhe data skadencash”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”./SHQIP.com