Lajme

Autoritetët serbe ndalojnë pushimet vjetore për të punësuarit në institucionët në veri të Kosovës

Veriu i Kosovës

Punëtorët e punësuar në institucionet e katër komunave me shumicë serbe në veri të cilat financohen nga Serbia, janë paralajmëruar që nuk do të shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, arsyetimi i këtyre punëtorëve është për shkak të situatës politike mes Kosovës dhe Serbisë.

REL-i ka biseduar me disa punëtor të këtyre institucioneve të cilët kanë thënë se pushimi vjetor është rreptësishtë i ndaluar dhe nëse jepet ai atëherë do të ndërmerren masa.

“Në takimin e shefave të reparteve me kryeinfermieret u tha fjalë për fjalë, se pushimet vjetore janë rreptësisht të ndaluara. Në rast se ndonjëri prej shefave të reparteve ia miraton punonjësit të tij (pushimet), ai do të zëvendësohet menjëherë”, thotë një tjetër bashkëbisedues i REL-it.

Kurse, një tjetër ka shtuar se nga kjo gjendje iu është neveritur Kosova.

“Prej se jam lindur, nëpër protesta, barrikada, fushëbeteja… edhe fëmijët e mi kanë të drejtën për det, për gëzim, për verë. Asgjë më nuk më lidh për këtë Kosovë. Ma kanë neveritur”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia.

Qeveria e Kosovës merr vendim për targat, banorëve në veri të vendit u mundësohet që tabelat t’i kthejnë në RKS – SHQIP.com

Kjo po ndodh pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor i vendosi Serbisë masat reciproke.

Qeveria ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Lexo edhe:
Vuçiq: Prishtina ka marrë vendim për një stuhi të re, Kurti herë ëndërron që është Zelenski, herë ëndërron se është Hegeli,Prishtina po planifikon sulm në veri me 1 tetor

Kurse, siç ka raportuar Tanjug., presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Prishtinë kanë marrë vendime me të cilat duan të dëbojnë serbët, vendime për një stuhi të re.

Po ashtu Vuçiq ka thënë se Serbët nuk do të tolerojnë më gjëra të tilla, Prishtina po planifikon një sulm në veri deri më 1 tetor.

Presidenti i Serbisë ka vlerësuar se vendimi i Prishtinës për targat dhe letërnjoftimet serbe ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës./Shqip.com