Lajme Ballkan

Vuçiq: Prishtina ka marrë vendim për një stuhi të re, Kurti herë ëndërron që është Zelenski, herë ëndërron se është Hegeli,Prishtina po planifikon sulm në veri me 1 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se autoritetet në Prishtinë kanë marrë vendime me të cilat duan të dëbojnë serbët, vendime për një stuhi të re raporton Tanjug.

Në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, Vuçiq tha se Prishtina kishte marrë një vendim për ndalimin e kartave të identitetit serb dhe heqjen e vlefshmërisë së targave me emrat e qyteteve serbe pas 30 shtatorit.

Vuçiq po ashtu ka thënë se sonte edhe një shtetet tjetër e ka tërhequr njohjen e pavarsisë së Kosovës.

“Ne kemi edhe shtetin e pestë që e tërhoqi njohjen e Kosovës dhe po pres që ata të fillojnë procedurën për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, në mënyrë që t’ju tregoj të gjitha dokumentet që kemi”, tha Vuçiq në një konferencë për media sonte. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se nuk është i interesuar për kryeministrin, Albin Kurti, por për ata që e shtyjnë dhe e mbështesin për të marrë vendime si këto të fundit të shpallura sot nga Miroslav. Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë.

“Kurti do të donte, ëndërron që është Zelenski, herë ëndërron se është Hegeli, herë është Zelenski. Nuk më interesojnë të gjitha marrëzitë e tij, nuk jam i shqetësuar për të, jam i shqetësuar për ata që e shtyjnë. në të gjitha këto”, tha presidenti serb.

Po ashtu Vuçiq ka thënë Serbët nuk do të tolerojnë më gjëra të tilla, Prishtina po planifikon një sulm në veri deri më 1 tetor.

Presidenti i Serbisë ka vlerësuar se vendimi i Prishtinës për targat dhe letërnjoftimet serbe ka për qëllim dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës./Shqip.com