Lajme Botë

Austria nuk do të pranojë emigrantë afganë

Austria nuk do të pranojë refugjatë afganë, kështu ka thënë kancelari austriak, Sebastian Kurz, të dielën.

“Unë nuk jam i mendimit se ne duhet të marrim më shumë njerëz në Austri, por krejt e kundërta”, ka thënë ai në PULS 4.

Pas situatës në Afganistan, ku pushtetin e kanë marrë talebanët – janë rritur zërat se shumë afganë do të kërkojnë të largohen nga Afganistan për në Bashkimin Evropian.

“Nuk do të ketë një gjë të tillë nën kancelarinë time”, ka thënë Kurz.

Ka përmendur edhe problemet që kanë hasur në “integrimin e emigrantëve”.

Sipas tij ky është një problem i madh për vendin. /Shqip.com