Sport Ndërkombëtar

Audia do t’i bashkohet Formula 1

Nga viti 2026 garuesve të Formula 1 pritet t’i bashkohet edhe një skuadër tjetër.

Markus Duesmann, kryetar i bordit të Audi, tha të premten se kompania gjermane e makinave ishte regjistruar zyrtarisht si prodhues i njësive të energjisë në F1.

“Nëse mendoni për Le Mans, DTM dhe Formula E, ne kemi qenë gjithmonë shumë aktivë dhe shumë të suksesshëm. Ne duam të vazhdojmë këtë histori suksesi në F1,” tha ai, shkruan BBC.

Audi nuk ka thënë nëse do të drejtojë ekipin e vet apo thjesht do të furnizojë motorë.

Ajo tha se do të bëjë njoftime të mëtejshme para fundit të vitit.

Audi pritet të marrë përsipër ekipin Sauber me bazë në Zvicër, i cili aktualisht drejtohet si Alfa Romeo.

Duesmann shtoi se vendimi i Audi ishte marrë për shkak të rregullave të reja që paraqesin një komponent elektrik të shtuar në motorë dhe karburante plotësisht të qëndrueshme.

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem e përshkroi vendimin si “një moment historik”.

Duesmann tha se përqindja e shtuar e fuqisë nga pjesa hibride e motorit përputhej me vendimin e Audi për të lëvizur drejt të qenit një prodhues plotësisht elektrik.

Në vitin 2026, F1 do të vazhdojë me motorët hibridë turbo 1.6 litra, por do të bëjë ndryshime të rëndësishme nga ato të përdorura që nga viti 2014./Shqip.com