Teknologji Auto

Audi A8 i ri 2024 do të jetë “shumë afër” konceptit Grandsphere

Gjenerata e ardhshme Audi A8 do të përballet me Mercedes-Benz EQS me një motor EV me performancë të lartë dhe një pamje të re radikale të bazuar kryesisht në konceptin Grandsphere të 2021-ës.

 A8 i ri do të shërbejë si flamuri për një valë EV-ve të dizajnuara me guxim në krye të platformës së re të makinave elektrike PPE të Audi-t, të zhvilluar bashkë me Porsche.

I pari do të jetë Audi Q6 E-tron, që do të zbulohet më vonë këtë vit, dhe versionet elektrike të Audi A4 dhe Audi A6 do të pasojnë nga afër.

A8 E-tron, do të zbulohet vitin e ardhshëm dhe tani ka dalë se Audi do të bëjë vetëm ndryshime të lehta në konceptin radikal Grandsphere për prodhim.

Me gjatësi 5350 mm, gjerësi 2000 mm dhe me një bazë rrote prej 3190 mm, Grandsphere është shumë më i madh se edhe versioni me rrota të gjata të A8-së së sotme, por Audi thekson se është më shumë një makinë GT me katër dyer sesa një veturë tradicionale, raporton Autocar.

/Shqip.com